Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Zyra e Hipotekës në Durrës është ferri i qytetarëve

Rama: Zyra e Hipotekës në Durrës është ferri i

Kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin bregdetar të Durrësit ku po zhvillon fushatën elektorale me votuesit për herë të parë në këtë qark. Pas prezantimit të kandidatëve dhe punës së bërë në këtë qytet, Rama i vetëdijshëm u shpreh se ka dhe problematika në institucione.

Ai u ndal te Hipoteka e Durrësit, zyrat e të cilave, sipas tij, janë kthyer në ferr për qytetarët. Kjo vjen si pasojë e dokumenteve të shumta që ndodhen në këto zyra dhe që duhet të kalohen të gjitha në sistem, por që duhet shumë punë.

"95 % e shërbimeve merren nga telefoni ose nga kompjuteri. Psh ju aplikoni për hipotekën në celular. Zyra e Hipotekës në Durrës është ferri i qytetarëve sepse procesi i kalimit të të dhënave në bazën kompjuterike nuk ka përfunduar sepse nuk është një kalim të dhënash në mënyrë automatike, por se është një lesh e li dokumentash, kaos vendimesh gjykatash të bëra në dekada nga ajo drejtësi që i qëndroi shqiptarëve mbi kokë jo për t'i dhënë drejtësinë, por për ta shitur e blerë drejtësinë. Kjo është një luftë që vazhdon. Nëse luftërat do ishin të thjeshta do i kishin bërë të gjithë. Nëse betejat do ishin të thjeshta do i kishin bërë të gjithë", u shpreh ndër të tjera Rama.

Të fundit