Flash News

Ditari i Maxhorancës

Raportet për korrupsionin në Shqipëri, Rama: Llafe të dala nga moda, i referohemi fakteve konkrete

Raportet për korrupsionin në Shqipëri, Rama: Llafe të dala

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se  korrupsioni është një fenomen i padiskutueshëm në Shqipëri, ndërsa qeveria ka angazhuar  Reformën në Drejtësi për ta luftuar.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Rama tha se lufta ndaj korrupsionit kërkon kohë dhe durim.  

Prania e korrupsionit në sistemin tonë është e padiskutueshme, e padyshueshme por lufta ndaj tij është një luftë e cila ka atakuar korrupsionin në mënyrën e duhur dhe në një anë jemi angazhuar duke udhëhequr reformën në drejtësi dhe të transformojmë sistemin e shërbimeve.

Sot po të bëjmë një krahasim mes kohës nga shqiptarët dhe pamundësisë për të marrë shërbimet disa vite me parë, nuk ka të krahasuar. Lufta ndaj korrupsionit është modernizim, shtet-ndërtim që garantojnë shërbimin në kohën e duhur, proceset e zbatimit të vendimmarrjeve dhe kërkon kohë dhe durim”, tha Rama.

I pyetur se pse është bërë kaq pak në 10 vitet e fundit në këtë drejtim referuar raporteve të ‘Transparency International’, Rama tha se i merr me rezervë dhe se u beson vetëm fakteve konkrete.

“Është ceshtje indeksimesh bazuar në ideologji të ndryshme dhe kam mësuar të mos i marr të mirëqena këto indekse. Pranova që korrupsioni nuk vihet në dyshim, i marr me rezervë. Ne i referohemi fakteve konkrete dhe jo llafeve në metodologji të dala nga moda”, u shpreh kryeministri.  

 

 

Të fundit