Flash News

Ditari i Maxhorancës

Raporti i ODIHR për 25 prillin/ PS: Vlerësimi më pozitiv i dhënë ndonjëherë për zgjedhjet në Shqipëri, Gati për të adresuar rekomandimet

Raporti i ODIHR për 25 prillin/ PS: Vlerësimi më pozitiv i

Partia Socialiste e konsideron raportin final të OSBE-ODIHR-it si një vlerësim të rëndësishëm për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. 

Sekretari Organizativ i PS-së, Arben Pëllumbi në një deklaratë për mediat tha se ky është vlerësimi më pozitiv i dhënë ndonjëherë për zgjedhjet në Shqipëri nga ODIHR. Ai citoi vetëm gjetjet pozitive nga ODIHR.

Për rekomandimet e ODIHR, Pëllumbi tha se PS shpreh gatishmërinë për të vijuar përpjekjet me aktorët në vend për të adresuar rekomandimet në frymë e letër

"ODIHR vlerëson: Në zgjedhjet e 25 Prillit, zgjedhësit patën mundësi të zgjidhnin mes kandidatëve të cilët mundën të bënin fushatë në mënyrë të lirë dhe në kushtet e një kuadri ligjor që respekton liritë themelorë. Pas një marrëveshje të rë që i dha fund, ngërçit politik. KQZ tashmë e rifomratuar iu përkushtua së procesit zgjedhor në mënyrë të organizuar dhe transparente, pavarësisht detyrimeve të reja të konsiderueshme duke përfshirë edhe zbatimin e teknologjive të reja.

Është qartë dhe pa ekuivok, vlerësimi më pozitiv i dhënë ndonjëherë për zgjedhjet në Shqipëri nga ODIHR.

Merita i takon qytetarëve shqiptarëve që shprehen vendosmërinë e tyre për të ushtruar të drejtën e votës në përputhje me rregullat dhe standardet në fushatën e zgjedhjeve. Si KAS, ashtu dhe Kolegji Zgjedhor shqyrtuan mosmarrëveshjet zgjedhore. Sa i përket përdorimit të teknologjisë, misioni shprehet se në përputhje me praktikat më të mira, KQZ pilotoi teknologji të reja votimi. U theksua liria themelore, se ne këto zgjedhje në dallim nga zgjedhjet e tjera hetimet filluan zyrtarisht në shumë raste.

Pretendimet nuk u kufizuan në vetëm një subjekt politik. Së pesti, në mënyrë të veçantë janë rekomandimet e OSBE/ODIHR në vendin tonë.

Angazhimi ynë si forca më e madhe politike është adresimi i rekomandimeve. Një numër të rekomandimeve të OSBE dhe Komisionet u adresuan, të tjera mbetën të paadresuar. Dëshirojmë të shprehim gatishmërinë tonë me OSBE dhe për të vijuar përpjekjet me aktorët në vend për të adresuar rekomandimet në frymë e letër”, tha ndër të tjera Pëllumbi.

Të fundit