Flash News

Ditari i Maxhorancës

Raporti i OECD/ Meta: Rekord i zi; Përgjigjet Rama: Propaganda me largimet e shqiptarëve një shëmti e madhe

Raporti i OECD/ Meta: Rekord i zi; Përgjigjet Rama:  Propaganda me largimet

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Meta në lidhje me reagimin e tij për raportin e 2020 të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). Ky raport e rendiste Shqipërinë në vendin e katërt në botë për emigracionin e personave me aftësi të larta në punë dhe e 8-ta në botë për normën e largimit të intelektualëve.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se propaganda me largimet e shqiptarëve është një shëmti e madhe dhe sipas tij, tregon karakterin e natyrën e vërtetë të opozitarëve.

Rama shkruan më tej se shqiptarët më 25-prill duhet që të shqelmojnë Metën jashtë organizmit politik të Shqipërisë.

"Propaganda me largimet e shqiptarëve është një shëmti e madhe, që tregon karakterin e natyrën e vërtetë të opozitarëve tanë! A thua se Iliri, Saliu apo Luli e Monika nuk ishin në pushtet me vite të tëra dhe po këta do t'i kthejnë shqiptarët nga rruga, me kallamin e tyre magjik!

Por një raport me të dhënat e 5-6 viteve më parë, i përdorur për politikë kundër qeverisë sot nga Presidenti i Republikës, është fiks argumenti pse shqiptarët në 25 prill duhet ta shqelmojnë jashtë organizmit politik të Shqipërisë ndërmarrjen private të LSI-së! Çfarë degradimi", shkruan Rama.

Raporti i OECD/ Meta: Rekord i zi; Përgjigjet Rama:  Propaganda me largimet

 

Të fundit