Flash News

Ditari i Maxhorancës

Refuzoi samitin në Tiranë, Rama “kërcënon” Vuçiçin: S’ka rrugë tjetër

Refuzoi samitin në Tiranë, Rama “kërcënon”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të Aleksandër Vuçiç se asnjë përfaqësues nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Rama “ka kërcënuar” Vuçiçin se nuk ka rrugë tjetër përveçse të vijë në samitin që do mbahet të martën në Tiranë.

"Serbia do të jetë në Samit dhe presidenti nuk do të ketë asnjë rrugë tjetër vetëm se të vijë në Samit", tha Rama.

Ky i fundit njoftoi se të gjithë liderët europianë do të jenë të pranishëm në samitin e BE-së, përveç kryeministrit spanjoll, Pedro Sánchez.

“Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez nuk do jetë se atë ditë ka ditën e Kushtetutës dhe ka një rëndësi të madhe për spanjollët dhe për këtë arsye nuk do jetë i pranishëm.

Por letra e tij është jashtëzakonisht mbështetëse dhe më shumë se e mjaftueshme për pamundësinë e pjesëmarrjes. Ndërkohë që të gjithë të tjerët do të jenë të pranishëm”, u shpreh Rama.

 

Të fundit