Flash News

Ditari i Maxhorancës

Refuzoi të përgjigjej për abuzimet e fëmijëve/ Muzhaqi: S’mund të jap opinion mbi fusha të tjera

Refuzoi të përgjigjej për abuzimet e fëmijëve/ Muzhaqi:

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi refuzoi t’i përgjigjet pyetjes lidhur me ngjarjen që tronditi Fierin dhe me abuzimet ndaj fëmijëve. “Jam shumë vonë, më duhet të lëviz”, tha Muzhaqi.

E teksa u kryqëzua nga komentet për përgjigjen e saj në një situatë kaq delikate, ministrja ka reaguar në Facebook, për të sqaruar përgjigjen e saj të dhënë para medieve.

Muzhaqi shkruan se përgjigjia e saj, mund të ketë lënë vend për keqkuptime, teksa thekson se nuk mund të japë opinion për fusha të cilat nuk janë pjesë e institucionit që ajo drejton.

Postim i plotë i ministres:

Ndjesë nëse kam lënë shteg për keqkuptimin e kujtdoqoftë që ka pritur një përgjigje tjetër nga unë, përballë disa mediave të cilat m’u gjendën përballë duke shkuar për një tjetër takim pune.

Jam thellësisht e prekur si të gjithë nga tragjedia e Fierit dhe besoj se gjithçka mund të bëhet më tutje për adresimin e çështjeve të pyetjes, do të bëhet, ashtu si duhet, nga institucionet. Detyra ime funksionale është angazhimi me programet jashtëshkollore të nxënësve e studentëve, si dhe programet e aktiviteteve për fëmijët në komunitet. Prandaj dhe nuk m’u duk e udhës të jap një opinion personal mbi fusha të tjera specifike për të cilat m’u drejtua pyetja.

Ndërsa për sa i takon sarkazmës politike apo mediatike me tragjedinë, nuk kam asnjë koment. E kam neveritur gjithnjë lojën publike me dhimbjen e shkaktuar prej tragjedive. Por sot e provova shijen e saj drejtëpërdrejtë. Vdekja e dhunshme e një fëmije nuk mund të jetë kurrë arsye për të luajtur me njeri-tjetrin. Ndjesë edhe njëherë atyre që kanë keqkuptuar përgjigjen time.

 

Të fundit