Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rekorde të infektuarish nga pandemia, reagon Rama: Gati COVID-4! Në këtë luftë nuk do lëmë asgjë mangut

Rekorde të infektuarish nga pandemia, reagon Rama: Gati COVID-4! Në
Në foto: Pamje nga spitali Covid-4

Numri i lartë i infektimeve dhe mungesa e hapësirave në spitalet COVID ‘detyroi’ Ministrinë e Shëndetësisë të rris kapacitetet e veta, duke hapur këtë të dielë pavionin e tretë të COVID-3, ndërkaq këtë javë është parashikuar hapja e spitalit COVID-4.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa foto nga spitali Covid-4, teksa shkruan se gjithçka është gati.

Sipas Ramës, në këtë luftë nuk do të lenë asgjë mangët, por sërish nuk mund të fitohet beteja nëse secili nuk bën të vetën duke treguar kujdes.

“MIRËMËNGJES Spitali Covid4 është gati me gjithçka duhet në vijën e zjarrit, por ju lutem kujdesuni për veten e të tjerët, sepse kjo luftë ku ne s'do të lemë asgjë mangut, deri në fund, fitohet vetëm duke bërë secili të vetën,” shkruan Rama.

Kujtojmë se, sipas raporteve ditore të MSH, dita e djeshme ka shënuar rekordin më negativ që nga rënia e pandemisë me 17 viktima dhe 795 të infektuar.

Rekorde të infektuarish nga pandemia, reagon Rama: Gati COVID-4! Në

Të fundit