Flash News

Ditari i Maxhorancës

Revolta për Rashën, Rama i kujton PD-së 21 janarin: Dorëheqja u dha nga Lleshaj, por jo Basha si Ministër i Brendshëm kur u vranë 4 persona

Revolta për Rashën, Rama i kujton PD-së 21 janarin:
Në foto: Kryeministri Rama

Kryeministri Rama i është rikthyer sërish dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Gjatë një konference për shtyp, Rama ka rikonfirmuar edhe njëherë se nuk do të shkarkojë Ardi Veliun, duke sjellë në kujtesë protestat e 21 janarit 2011 ku mbetën të vrarë 4 persona.

Sipas Ramës, Lleshaj dha dorëheqjen edhe pse nuk ishte drejtpërdrejtë përgjegjës për vrasjen e të riut, por Lulzim Basha, i cili ishte ministër i brendshëm asokohe, nuk e bëri një gjë të tillë. “Njësoj ka ndodhur dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë në atë kohë”, theksoi Rama.

"Nga kjo zyrë këtu, janë qëlluar 4 protestues më 21 janar 2011. Kryetari i PD-së, Basha siç e quani ju, ka qenë ministër i Brendshëm, jo vetëm që nuk ka dhënë dorëheqje, por pyeteni se çfarë mendon ai për atë krim. Nuk ishte aksident në një cep të Tiranës natën ku një efektiv policie i merr jetën një personi aksidentalisht por ishte një krim i mirëmenduar. Nga kjo zyrë këtu u urdhërua që Ardi Veliu i kohës të mos zbatonte urdhrin e Prokurorisë. Cilën dorëheqje, për çfarë të japë dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Ai është një figurë për tu respektuar nga të gjithë pasi është një njeri i ndershëm, gaboi në një rast, kërkoi ndjesë dhe nuk ka lidhje me korrupsionin në Policinë e Shtetit" - tha Rama.

Të fundit