Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rinis vaksinimi masiv, Manastirliu: Sot marrin dozën e dytë mbi 10 mijë të moshuar

Rinis vaksinimi masiv, Manastirliu: Sot marrin dozën e dytë mbi 10
Foto ilustruese

Ditën e sotme ka rinisur vaksinimi masiv për të moshuarit në sheshin ‘Skënderbej’. Mbi 10 mijë të moshuar kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti-Covid. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin.

“Sot kemi ditën e rivaksinimeve. Sot kemi mbi 10 mijë të moshuar të planifikuar për t’u rivaksinuar dhe kalojmë në mbi 425 mijë vaksinime. Aktualisht kemi disponibilitet mbi 300 mijë vaksina”, u shpreh Manastirliu.

Në total janë kryer 417,146 vaksinime, 322,710 prej të cilave, për personat mbi 60-vjeç.

Të fundit