Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Rrezikojmë kolapsin", Rama-Metës: Ti, Monika, Luli e Saliu i keni shpresat për pushtet te ëndrra e katastrofës, do dështoni më keq se herë tjetër

"Rrezikojmë kolapsin", Rama-Metës: Ti, Monika, Luli e Saliu

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit reagoi për situatën e përkeqësuar me COVID-19 në Shqipëri dhe paralajmëroi se sistemi shëndetësor rrezikon të zhytet në kolaps të thellë.

Rama shkruan në tëitter se Meta, bashkë me Monika Kryemadhin, Lulzim Bashën e Sali Berishën i kanë shpresat se do vijnë në pushtet duke u varur nga ëndrra e katastrofës shëndetësore.

“Ilir, që ti Monika Luli Saliu i keni varur shpresat tuaja të lodhura për pushtet tek ëndrra e katastrofës shëndetësore, këtë e kupton çdokush me dy fije mend! Që do dështoni edhe më keq se herë tjetër këtë do ta shihni në 25 prill! Kjo që bëni është një turp që do u mbetet juve!”, shkruan Rama.   

Të fundit