Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rrumbullaku konfirmohet në krye të Policisë së Shtetit, Çuçi “kërcënon” Gledis Nanon

Rrumbullaku konfirmohet në krye të Policisë së Shtetit,

Sikurse pritej, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka konfirmuar emërimin e Muhamet Rrumbullakut në krye të Policisë së Shtetit.

Vendimi u mor në mbledhjen e qeverisë, që u zhvilluar ditën e sotme. Në një prononcim për mediat, ministri tha se Rrumbullaku i plotëson kushtet për të mbajtur këtë post.

“Zoti Rrumbullaku mban gradën e drejtuesit të parë dhe plotëson kushtet për të qenë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Në orën 16: 00 do të bëjmë një prezantim të gjerë të zotit Rrumbullaku”, deklaroi Çuçi.

Ky i fundit u pyet nga gazetarët mbi deklaratën e ish-drejtorit Gledis Nano se operacionet dekonspiroheshin dhe kriminelët arratiseshin. Çuçi tha se deklarata po hetohet dhe se pjesë e hetimeve do të jetë edhe Gledis Nano.

“Padyshim është shqetësuese dhe pjesë e punës të përditshme që ka Policia e Shtetit. Për deklaratën e ish-drejtorit, kur se di Drejtori i Përgjithshëm i Policisë kur ishte në detyrë, vështirë se do ta dijë ministri. Ne do ta hetojmë, do të thellojmë hetimin. Do përfshihet dhe ish-drejtori i policisë që ka bërë këtë deklaratë, për të shuar drejt zbardhjes së të vërtetës. Për të gëlltitur këdo që dekonspiron brenda policisë”, tha Çuçi.



Të fundit