Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ruçi pas votimit: Kush mundohet të bëjë pis procesin, të ndëshkohet, humbësi të administrojë humbjen pa panik

Ruçi pas votimit: Kush mundohet të bëjë pis procesin,

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka votuar pranë Liceut artistik “Jordan Misja” në Tiranë.

Pas votimit, në një prononcim për mediat, Ruçi, kandidat për deputet në Fier, është shprehur se kushdo që do të mundohet të bëjë pis këtë proces sigurisht që duhet të ndëshkohet.

Sot nuk është dita e ne politikanëve, sot është dita e qytetarëve. Sot do të fitojë qytetaria ne politikanët duhet të heshtim dhe të shohim verdiktin që do të japë sovrani shqiptar për katër vitet e ardhshme.

Kushdo që do të mundohet të bëjë pis këtë proces sigurisht që duhet të ndëshkohet. Ajo që unë do të këshilloja që fituesi të mos ketë eufori dhe humbësi duhet të ditë të administrojë humbjen pa panik”, tha ai.

 

Të fundit