Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sa kohë do e presë Alibeajn për negociata? Rama: S’është dramë e madhe nëse nuk sjellin asnjë kontribut

Sa kohë do e presë Alibeajn për negociata? Rama:

Kryeministri Edi Rama ka treguar se deri ku qëndrojnë negociatat me opozitën për presidentin e ri.

I pyetur se sa kohë do e presë Enkelejd Alibeajn për negociata, Rama tha se nuk ka ndonjë dramë të madhe nëse opozita nuk sjell kontribut.

"Nuk a probleme afatesh, po ndërtohet procesi, do presim deri në momentin kur do të fillojmë procesin kur do të kemi emrat, nëse ata nuk do të sjellin asnjë kontribut, nuk ka ndonjë dramë të madhe, s'është hera e parë.

Ne kur ishim opozitë që s'kishim vota dhe e dinim që gjasat do të ishte që  do të ishte një partizan i PD, ne dhamë kontributin tonë, opozita është në Parlament për të dhënë kontributin e vet që të bindi pjesën tjetër", tha Rama.


Të fundit