Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Saliu ju dashka”, Rama në Shkodër: Jam nip i Zef Kolombit, më jepni pra një mundësi të tregoj sa vlen PS

"Saliu ju dashka”, Rama në Shkodër: Jam nip i Zef Kolombit,

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar një mundësi shkodranëve që të tregojë sa vlen PS.

Rama tha se PS nuk ka bërë më të mirën në Shkodër, dhe u kërkoi qytetarëve të hedhin sytë nga Shiroka për të kuptuar vizionin e tij dhe ambicien e PS-së.

 “Nuk kemi arritur t’i japim Shkodrës një ofertë bindëse, e dua që të ketë hapësirë për të gjithë ata që duan të bashkohen. Kam ardhur këtu me Benetin, ai është demokrat. Edhe tani që po më sheh mua, zemra i shkon djathtas.

Është e rëndësishme që Shkodra nëse do të ndryshojë, t’i japë vetes një shans.

Kam besim se me Edonën dhe Benetin, do keni përfaqësues. E sigurt që ata dy qerosët do i quajnë komunistë. Sa ia vlejnë ata që kanë 30 vjet kjo është e qartë.

Na e jepni pra dhe ne një mundësi që ta tregojmë edhe ne sa vlejmë. Deri dje fëmijëve u jepnin librat e Fahri Balliut. Sot nënat e dinë që fëmijët e tyre marrin librat e Oksfordit. Fëmijët mësojnë me librat e Europës. Si t’i besohet Voltanës? Unë deputetët e Shkodrës i njoh. I kam pas aty. Gati të çojnë në foltore dhe flasin e shajnë në emër të Shkodrës se i duket sikur po rrëzojnë bustin e Enver Hoxhës. Është mallkimi i Enver Hoxhës sikur u thotë që ma nxitë jetën sa isha gjallë, ndërsa tani do t’ua lë të keqen në formën e PD.

Saliu e dashka Shkodrën, ndërsa unë nipi i Veronika dhe Zef Kolumbit nuk e dashkam”, tha Rama.

 

Të fundit