Flash News

Ditari i Maxhorancës

"SHBA largoi ushtarët nga SPAK", Rama ironizon Berishën: Një fishkëllimë bufit të kënetës dhe vinte direkt

"SHBA largoi ushtarët nga SPAK", Rama ironizon Berishën:

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat e kreut të PD, Sali Berishës, sipas të cilit do të shkrijë Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion nëse PD vjen në pushtet. 

Në takimin me asambletë socialiste të njësive 5, 6, 13, 14 të kryeqytetit pasditen e sotme, Rama tha se nuk mund të ndodhë shkrirja e SPAK-ut, pasi e ka sjellë PS deri këtu.

“Askush jashtë kësaj partie nuk na kërkon dot ne hesap për luftën kundër korrupsionit, sepse çfarë po ndodh sot është lufta jonë. Nuk jemi ne viktimat këtu”, tha Rama. 

Ai thekson se luftën antikorrupsion nuk e hapi Amerika, “se Amerika i tërhoqi ushtarët që kishte sjellë për të ndihmuar dhe për të mbështetur SPAK-un, ikën”.

“Nuk është një luftë që na e hapi Amerika, se Amerika i tërhoqi ushtarët që kishte sjellë për të ndihmuar dhe për të mbështetur SPAK-un, ikën. Nuk janë më aty, se i tërhoqi nga gjithë bota. Ja ku është SPAK-u prapë aty. Kush e mban SPAK-un tani aty? Meqë e kishte sjellë Amerika, e mbante Amerika, i bënte Amerika këto. Kush e mban pastaj? E keni dëgjuar bufin e kënetës që thotë do ta shkrijë? Në qoftë se ne do ishim ata që përpiqen të na pikturojnë, ishte shkrirë SPAK-u sot. S’kishte nevojë fare. Një fishkëllimë bufit dhe kishte, e di si vinte, e di si vinte me ato flokët, sikur sapo ka zbritur nga motorri.

Me zhaba, me zhapiqe, me bretkoca, me gjithë ushtrinë nga mbrapa për të shkrirë SPAK-un, por nuk ndodh kjo. Pse nuk ndodh? Jo se s’na lë Amerika, po sepse e kemi sjellë ne këtë punë deri këtu dhe e kemi sjellë jo sipas berihajit, sepse logjika më elementare s’kishin nevojë të kishe studiuar shkencë, logjika më elementare në qoftë se ti do të hysh në një reformë që do pavarësosh drejtësitë dhe do të hiqesh ti nga kontrolli, ti je i pari që do goditesh, sepse ti je në pushtet”, theksoi Rama.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se PS nuk është viktimë e situatës dhe se Shtetet e Bashkuara nuk i hapën luftë duke mbështetur luftën ndaj korrupsionit, duke nënvizuar se “SHBA i hoqi ushtarët që mbështesnin SPAK”.

 ë duket sikur ka zbritur nga motori. Me gjithë ushtrinë mbrapa për të shkrirë SPAK. Por nuk ndodh kjo”, u shpreh Rama. 

Të fundit