Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shënjestroi socialistët, Rama sulmon SPAK: Nxjerrin bishtat nga ‘Inceneratorët dhe Sterilizimi’

Shënjestroi socialistët, Rama sulmon SPAK: Nxjerrin bishtat nga

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sistemin e ri të drejtësisë duke thënë se po njollos projektet e suksesshme të qeverisë si “Inceneratorët” dhe “Sterilizimi”.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, Rama tha se drejtësisë së re i lejohet të gabojë, por shtoi se qeveria nuk duhet të marrë kurrë rolin e atij që i di më mirë punët e drejtësisë.

Organet e reja të drejtësisë as nuk kanë rënë nga qielli, as nuk kanë ardhur nga amerikanët apo europianët. Dhe nuk do të kishin lindur nëse ne Partia Socialiste e Shqipërisë nuk do i bënim. Nuk e kemi bërë për vete, nuk e kemi bërë për të bërë shkrumb e hi kundërshtarët politikë. Por e kemi bërë për të farkëtuar, pavarësisht plagëve dhe dhimbjeve në trupin tonë politik, pushteti i munguar qysh nga lindja e shtetit shqiptar.

Të jeni bindur që e di edhe unë se këto organe të reja janë ende larg për të qenë të pagabueshme, por siç vlen edhe për ne, për impiantet e reja të mbetjeve apo sterilizimit, ndërkohë SPAK nxjerr bishtat e neveritshëm.

Për të ndarë të njomin nga i thati, në ndonjë rast edhe për shkak të vetndjerjes së fuqisë së re dhe të pakontrolluar që ka marrë, mund të lenë shumë për të dëshiruar. Por ama nëse detyra e organeve të drejta të drejtësisë është të bëjnë operacione për të shkulur tumoret nga politika, pa përdorur gërshërën apo thikën e kasapit për statistika, SPAK apo Gjykata Speciale mund edhe të gabojë, por atyre iu falet, por neve jo. Sa të jem unë këtu nuk do e bëjmë gabimin që t’i tregojmë organeve të reja të drejtësisë duke marrë rolin e atyre që i di më mirë punët e drejtësisë”, tha Rama.

Kujtojmë se për çështjet e inceneratorëve dhe tenderin e sterilizimit kanë përfunduar në pranga shumë zyrtarë dhe ish zyrtarë të PS dhe të tjerë janë ende nën hetim.

 

 

Të fundit