Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shkarkimi i Metës, Koçi: Do ishte shembull për politikën, deklaratat e tij nxisnin dhunë

Shkarkimi i Metës, Koçi: Do ishte shembull për politikën,

Gjykata Kushtetuese është duke zhvilluar seancën e tretë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Presidenca do të dorëzojë 73 përgjigjet të cilat Kushtetuesja kërkoi nga përfaqësuesit ligjorë të presidentit.

Deputeti socialist Petro Koçi, në një intervistë për “Breaking” në Top Channel, tha se shkarkimi i presidentit do të ishte shembull për politikën shqiptare. Koçi rikujtoi deklaratat e presidentit Meta që sipas tij, nxisnin dhunë fizike ndaj njerëzve dhe institucioneve.

“Një vendim që e shkarkon do ishte pozitiv, por dhe një leksion ndaj politikës shqiptare. Meta ka shkelur hapur Kushtetutën sidomos me shtyrjen e zgjedhjeve vendore dhe me deklaratat që nxisin njerëzit për dhunë fizike ndaj njeri-tjetrit dhe institucioneve. Po ashtu aspekti psikologjik i tij, është e palejueshme që presidenti të veproje kur është i rënduar nga ana psikologjike. Sigurisht një pacient i tillë nuk e pranon të vërtetën, por ka të tjerë që certifikojnë gjendjen dhe e trajtojnë”, tha Koçi.

Të fundit