Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shkarkimi i Çuçit dhe emërimi i Ballës, propozimet i dorëzohen sot Presidencës

Shkarkimi i Çuçit dhe emërimi i Ballës, propozimet i

Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama firmosi shkarkimin e Bledi Çuçit nga posti i ministrit të Brendshëm dhe zëvendësimin e tij me Taulant Ballën.

Sot, pritet që Kryeministria të dorëzojë në Presidencë propozimet e Ramës.

Bazuar në Kushtetutë, përgjigjja nga Presidenca kthehet brenda një afati kohor 7-ditor. Më pas është në dorën e Parlamentit të shqyrtojë dekretin e Presidentit brenda 10 ditëve. Parlamenti ka edhe dy seanca plenare për të zhvilluar më 13 dhe 20 korrik.

Vendimi i Ramës për shkarkimin e Çuçit erdhi pas konfliktit të dhunshëm në Borizanë, mes fisit Rraja dhe Maja, ku u përfshinë edhe vëllezërit dhe djali i Rrahman Rraja, ish-deputeti i PS-së.

 

Të fundit