Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Shkarkimi i Veliajt nuk bazohet në arsye ligjore"/ Gjokutaj: Rama arkitekt i kësaj parade!

"Shkarkimi i Veliajt nuk bazohet në arsye ligjore"/ Gjokutaj:

Vijon mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e Erion Veliajt.

Anëtar i Këshillit Bashkiak nga radhët e PD, Genci Gjokutaj, u shpreh se ky vendim nuk bazohet në arsyet ligjore të mungesës së tij, pasi Veliaj është i arrestuar dhe i akuzuar për një vepër penale, që nuk ndikon në mandatin e tij.

Gjokutaj thotë se kryeministri Rama është arkitekt i kësaj parade, dhe fton që përgjegjësinë ta marrë ai dhe të lejojë që çështja të zgjidhet në Gjykatën Kushtetuese. 

GjokutajJemi njohur me projekt vendimin, objekt i kësaj mbledhjeje dhe dua të sjell në vëmendjen tuaj, pavarësisht se unë që në fillim e deklaroj që të votojmë pro propozimit, por nga pikëpamja ligjore nuk është pika C e nenit 62, pasi zoti Veliaj nuk mungon për shkak të vullnetit të tij. Ai mungon sepse është i arrestuar dhe i akuzuar për një vepër penale, gjë që nuk e afekton mandatin e tij. Por interesi publik na e kërkon që ne ta bëjmë këtë oportunitet sepse është pjesë e kauzës tonë. Ta bëjmë këtë oportunitet dhe t’ia lëmë kryeministrit, arkitektit të gjithë kësaj parade sot, më përpara dhe më mbrapa që ta zgjidhë siç e di ai, sipas ligjit dhe zoti Veliaj të shfrytëzojë të drejtën e tij siç e ka thënë e ka me gjykatën atë betejë, se ka as me Këshillin Bashkiak e as me kryetarin e partisë. Le ta zgjidhë me Gjykatën Kushtetuese dhe të shohim shkaqet të cilat ai do të përdorë, sepse është rast unikal dhe i pari që një kryetar ndodhet në këto kushte.

Të fundit