Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shkrihet dega e LSI-së në Njësinë nr. 10, i bashkohet Partisë Socialiste

Shkrihet dega e LSI-së në Njësinë nr. 10, i bashkohet
Taulant Kalo, Erion Veliaj, Fatmie Xhafa

Dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Njësinë nr.10 është shkrirë, duke iu bashkuar Partisë Socialiste. Ish-drejtuesi i degës së LSI-së, në këtë njësi Taulant Kalo u shfaq në krah të kryebashkiakut Erion Veliaj gjatë një takimi me qytetarët në këtë zonë.

Ky i fundit u shprehu mirë se ardhjen dhe nënvizoi se dera është e hapur edhe për shumë të tjerë. Sipas tij, PS nuk diskriminon askënd.

“E vlerësoj shumë këtë bashkim, më mirë vonë se kurrë, por ajo që ju premtoj është se PS-ja do të jetë një derë e hapur dhe një familje që nuk diskriminon. Në PS nuk të thotë askush kush je ti e kush jam unë sepse ne të gjithë, në një moment të jetës sonë kemi bërë eksperimentet tona. Rëndësi ka që e kuptuam se ajo që na bashkon është shumë më e rëndësishme dhe më e madhe se ato që na ndajnë”, tha Veliaj.

Të fundit