Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shpërthimi me 4 të plagosur në Velipojë, Manastirliu shkon në spital: Situata mbetet tejet kritike

Shpërthimi me 4 të plagosur në Velipojë, Manastirliu shkon

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shkuar në Spitalin e Djegies Plastike në QSUT për të parë gjendjen shëndetësore të katër anëtarëve të familjes Gjoka, të cilët mbetën të plagosur rëndë mëngjesin e sotëm në Velipojë, si pasojë e shpërthimit të disa bombolave gazi në hotelin në pronësi të tyre.

Manastirliu thotë se situata mbetet tejet kritike. Përmes një postimi në Facebook, ministrja thotë se stafi i spitalit po punon për t'ju realizuar të lënduarëve terapinë e plotë të mjekimit.

Më herët, QSUT bëri me dije se pacientët kanë djegie të rënda në trup dhe aktualisht janë duke u trajtuar në mjekim intensiv.

Të fundit