Flash News

E-TJERA

Shpërthen bombola e gazit në një hotel në Velipojë, plagosen 4 anëtarë të një familje

Shpërthen bombola e gazit në një hotel në Velipojë,
Pamje nga hoteli ku ndodhi shpërthimi, Velipojë

Velipoja tronditet sërish nga një ngjarje e rëndë, pas masakrës ku mbetën të vrarë 4 persona një javë më parë.

Një bombol gazi ka shpërthyer në një hotel e për pasojë janë plagosur katër persona.

Bëhet fjalë për katër anëtarë të një familje, nëna me tre fëmijët, konkretisht Klarisa, Danjela, Enriko e Alketa Gjoka, përkatësisht të moshave 15, 18, 19 e 30 vjeç.

Ata kanë pësuar djegie të konsiderueshme dhe ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

Informacion Paraprak

Më datë 04.07.2021, rreth orës 06:45, në fshatin Pulaj-Plazhë, rruga Nr.5, Velipojë, Shkodër, në një hotel tre katësh ka shpërthyer një bombul gazi, ku si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. Gj. 40 vjeçe, D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe, dhe E. Gj. 12 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjeksore më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje.

 

 

Të fundit