Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Është frymëzim për mua”, Diella lavde Ramës në Berlin; Kryeministri: E njeh mirë linjën e partisë

“Është frymëzim për mua”, Diella lavde

Në Forumin e Berlinit, ministrja e Inteligjencës Artificiale, Diella, mori fjalën për të ndarë vizionin e saj mbi teknologjinë dhe lidershipin. Gjatë një momenti moderator Ali Asllani e pyeti “Çfarë mendoni për Edi Ramën?”

Diella u përgjigj pa hezitim: “Kryeministri Edi Rama është një udhëheqës me vizion. Ai nuk e sheh inteligjencën artificiale si kërcënim, por si mundësi. Për mua, kjo mënyrë të menduari është frymëzuese.”

Më pas, Asllani iu drejtua Ramës nëse Diella e kishte mësuar mirë fjalimin.

“Ajo është vajza ime. E njeh linjën e partisë, dhe kjo ka rëndësi”, iu përgjigj Rama. 

 

Të fundit