Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Ka ardhur koha që gjuha shqipe të jetë lëndë në çdo nivel të arsimit

Rama: Ka ardhur koha që gjuha shqipe të jetë lëndë

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Kongresin Kombëtar të Arsimit. Rama i mëshoi rëndësisë së gjuhës shqipe dhe rrezikut që i kanoset nga përdorimi i teknologjisë nga të rinjtë.

Rama u shpreh se brezi i ri i prirur gjithnjë e më shumë drejt përdorimit të teknologjisë dhe gjuhës së folur në rrjetet sociale, ndaj duhet të forcohet gjuha shqipe. Kryeministri tha se ka ardhur koha që lënda e Gjuhës Shqipe të futet në çdo nivel të arsimit, për të shmangur mangësitë.

“Teksa brezi më i ri përfshihet me shpejtësi në rrugën e komunikimit përmes tel celularë, përmes kompjuterëve, gjuha është më e rrezikuar dhe nga ana tjetër kjo nuk i ndodh vetëm gjuhës sonë, por të gjitha gjuhëve që janë në këtë presion të madh të konsumit të fjalëve për të komunikuar në një moment kur distanca është zëruar dhe mundësia për komunikim bëhet gjithmonë e më marramendëse. Besoj se na takon të gjejmë mënyra dhe të kërkojmë përmes një dialogu të gjerë mes nesh, rrugë për ta forcuar pozicionin e gjuhës shqipe në këtë kaos gjuhësor dhe komunikativ ku është përfshirë gjithë bota dhe ne jemi thellësisht të përfshirë. Mbase ka ardhur momenti që të kërkojmë futjen e gjuhës shqipe në çdo nivel të arsimit.

Është gjë e madhe dhe bëjmë mirë që kërkojmë në vazhdimësi, të dimë se sa të aftë janë të rinjtë dhe të rejat të flasin anglishten, me një sistem të tërë provimesh. Por është realisht një mangësi sot që nuk kemi të njëjtin sistem sot për gjuhën tonë amtare, të cilën e marrim për të mirëqenë pasi mësojmë fëmijët tanë të lexojnë dhe shkruajnë shqip”, deklaroi Rama.

Të fundit