All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

“Është një zhurmues në krahun e majtë”, Balla debat me opozitën: Nuk marr përsipër t’ju edukoj

All - Paragraf - 1

“Është një zhurmues në krahun e majtë”,

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka debatuar me opozitën, ndërsa këta të fundit kanë refuzuar diskutimet në pjesën e tretë të seancës lidhur me programin qeverisës të prezantuar paraditen e sotme për 4 vitete ardhshme, për shkak të mungesës së kryeministrit Edi Rama në sallë.

All - Paragraf - 3

Ndërsa Balla fliste ka ndërhyrë nga vendi deputeti i PD Tomor Alizoti, por socialisti i ka kërkuar kryeparlamentares Lindita Nikolla që ta ndërpresë, pasi e ka cilësuar si një zhurmues.

“Ajo që është e rëndësishme koha e kryetarit të opozitës është e barabartë me kohën e kryeministrit. Për kalamajtë që nuk e mbajnë mend koha ka ndryshuar pas 2013-ës. Ndaj propozoj që të vazhdojmë debatin. E gjithë qeveria është prezent për të dëgjuar. Do të kishte qenë mirë në dinjitetin e opozitës të bënin pyetje. Unë nuk marr përsipër t’ju edukoj.

(ndërhyn Tomor Alizoti)

Është një zhurmues në krahun e majtë që duhet ndërprerë. Nëse deputeti nuk e merr fjalën, radha kalon tek deputeti pasardhës.  Asnjëherë nuk është ndërprerë seanca për mosprezencën e dikujt”, u shpreh tha Balla.

 

Të fundit