Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Shteti ujk për shtetin”, Rama: Gati t’i rikthehesha 3 herë rindërtimit, vetëm mos të kisha barrën e vaksinimit
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një sfidë që nuk krahasohet me periudhën për gjetjen e fondeve për rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 në krahasim me barrën, siç e cilëson ai për gjetjen e vaksinave anti-Covid.
Nga Rinasi në pritje të 8190 dozave të tjera të vaksinave të Pfizer, Rama thotë se për shkak të prodhimit të vogël të vaksinave është një luftë që e krahason me shprehjen ‘njeriu për njeriun është ujk’.
“Çmimet e vaksinave po rriten, pasi kërkesa është shumë e ethshme, dhe prodhimi shumë i vogël, por sado që të rritet ne nuk do të lëmë asnjë dozë që kemi në dispozicion apo të lëmë qoftë edhe një shqiptar pa vaksinuar.
Vaksinat nuk janë në treg, nuk ka lidhje me çmimin apo buxhetin, kërkon një këmbëngulje e tmerrshme për sigurimin e tyre. Kisha menduar se gjëja më e vështirë ishte që të gjeja fondeve për të mbështetur rindërtimin, por në krahasim me përpjekjen për të gjetur vaksinën, tani ajo gjë më duket se ka qenë një proces normal dhe do isha gati ti rikthehesha 3 here rindërtimit dhe të mos kisha këtë barrë së bashku me koleget për vaksinat, pasi realisht është në çmenduri.
Nuk është çështja për të gjetur fonde e diçka që tjerët e kanë. Por për të gjetur diçka që nuk e ka askush. Ajo shprehja e vjetër që qeshnim, ‘njeriu bëhet ujk për njeriun’ është e përditshmja e luftës për vaksinat. Shteti ujk për shtetin, njeriu ujk për njeriun.
Është e lehtë të thuash solidaritetit, barazia, por nevoja është kaq e madhe dhe bëhet fjalë për një sasi e vogël dhe të gjithë janë ujqër që duan të marrin për shtetet e tyre”, u shpreh Rama.