Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Shuhen" mosmarrëveshjet? Rama: Këtu mbaron tensioni i Erion Braçes

"Shuhen" mosmarrëveshjet? Rama: Këtu mbaron tensioni i Erion

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Karavastasë. Ai tha se ndërtimi është në fazën përfundimtare, ndërsa e konsideroi parkun më të madh me energji diellore në rajonin e Ballkanit.

Ndër të tjera, Rama deklaroi se këtu mbaron edhe i gjithë tensioni i Erion Braçes për realizimin e kësaj vepre, ndërsa theksoi se meriton respekt për këmbënguljen që ka treguar për ta lehtësuar këtë proces.

“Jemi këtu sot pas një pune të gjatë përgatitore për të hyrë në fazën përfundimtare, atë të ndërtimit të parkut më të madh me energji diellore në rajonin e Ballkanit.

Këtu mbaron edhe i gjithë tensioni i Erion Braçes për realizimin e kësaj vepre. Meriton respekt për këmbënguljen që ka treguar për ta lehtësuar këtë proces. Edhe pse ka bërë detyrën, Belinda meriton një falënderim të posaçëm sepse procesi ka qenë sfidues por edhe një histori e bukur suksesi”, tha Rama.

Kujtojmë se së fundmi, mes Ramës dhe Braçes ka patur replika në distancë për gjendjen e bujqësisë në vend, ku ish-zëvendëskryeministri ka bërë kritika.

 

Të fundit