Flash News

Ditari i Maxhorancës

Si reaguan deputetët socialistë pas miratimit të ndryshimeve në qeveri

Si reaguan deputetët socialistë pas miratimit të ndryshimeve

Kuvendi miratoi sot emërimet e 5 ministrave të rinj si dhe shkarkimin e të vjetërve. Pas votimit të dekreteve të Presidentit të Republikës për këto ndryshime nuk kanë munguar urimet mes deputetëve të PS dhe ministrave të rinj.

Si reaguan deputetët socialistë pas miratimit të ndryshimeve

Ata janë fotografuar duke u takuar dhe përqafuar teksa kanë uruar njëri-tjetrin.

Si reaguan deputetët socialistë pas miratimit të ndryshimeve

Me përjashtim të Erion Braces të gjithë deputetët socialistë votuan pro ndryshimeve në qeveri në nisje të këtij sesioni parlamentar.

Si reaguan deputetët socialistë pas miratimit të ndryshimeve

Votimet në Kuvend

Emërohet me 73 vota pro dhe 35 kundër Arbian Mazniku si ministër Shtetit për Pushtetin Vendor

Emërohet me 73 vota pro dhe 32 kundër Albana Koçiu si minitre e Shëndetësisë

Emërohet me 74 vota pro 33 kundër Igli Hasani si ministër i Jashtëm

Emërohet me 73 vota pro dhe 33 kundër Ogerta Manastirliu si ministre Arsimi

Emërohet me 73 vota pro dhe 27 kundër Anila Denaj si ministre e Bujqësisë

Shkarkohet ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka me 95 vota pro dhe 1 kundër

Shkarkohet ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me 110 vota pro

Shkarkohet ministrja e Arsimit, Evis Kushi me 99 vota pro, 1 abstenim dhe 3 kundër

Shkarkohet ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca me 107 vota pro

Shkarkohet ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Edona Bilali me 102 vota pro dhe 4 kundër

Shkarkohet ministrja e Shtetit, Milva Ikonomi me 98 vota pro, 2 abstenim dhe 2 kundër

Ervin Mete shkarkohet si anëtar dhe drejtor i AMF me 95 vota pro, 1 abstenim dhe 5 kundër

Të fundit