Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sina deklaroi se e ka falur, grupi parlamentar i PS-së e shpërfill. Kallëzon penalisht deputetin e PD

Sina deklaroi se e ka falur, grupi parlamentar i PS-së e shpërfill.

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar kallëzim penal për deputetin e PD Bledjon Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina.

Në një postim në rrjetet sociale, Bledi Çuçi shkruan se ka firmosur kallëzimin penal në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

“Sot, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste firmosa kallëzimin penal për deputetin Bledjon Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina.
Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin.
Ftojmë organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre dhe t'i shkojnë deri në fund ngjarjes së 30 tetorit në Parlament”, shkruan Çuçi.

Sina deklaroi se e ka falur, grupi parlamentar i PS-së e shpërfill.

Sina deklaroi se e ka falur, grupi parlamentar i PS-së e shpërfill.

Ndërkohë, ndryshe nga sot, deputeti socialist Vullnet Sinaj tha dje për mediat se nuk ka asgjë personale me Nallbatin dhe se nuk do ta denoncojë.

“E kam falur. Nuk ishte personale. Personalisht nuk do bëj denoncim por do jem pjesë e grupit PS nëse ata do të ndërmarrin një vendim do të jem. Jashtë seancës i thashë Nallbatit pse e bënte atë veprim pasi kishim raporte normale. Përgjigjja e tij ishte se e kisha me kartën jo me ty”, tha Sinaj.

 

Të fundit