Flash News

Ditari i Maxhorancës

Skandalet dhe arrestimet në PS, Rama "lan duart": S’kam përgjegjësi

Skandalet dhe arrestimet në PS, Rama "lan duart": S’kam

Kryeministri, Edi Rama gjatë fjalimit të tij para Asamblesë Kombëtare sërish "lau duart", për skandalet që ziejnë në Partinë Socialiste.

Rama u shpeh se nuk asnjë përgjegjësi morale për arrestimet e ministrave, deputetëve, kryetarëve të bashkive, apo shpalljes në kërkim të krahut të tij të djathtë, ish-zv/ kryeministrit Arben Ahmetaj.

Përgjegjësia ime morale është që të mos lë dy gurë bashkë në këtë familje politike dhe jashtë saj që drejtësia të ketë lirinë dhe pavarësinë për të ndëshkuar cdo lloj këlyshi të atij soji të vjetër politik që e ka mbajtur drejtësinë si qen të lidhur me zinxhirin e politikës për plot 100 e ca vite.

Unë jo që nuk kam asnjë ndjejë tjetër veç neverisë, kur dëgjoj “jo, po nuk e mbrojti, jo po e lëshoi”. Kushdo që më ka ngrënë mua dhe partinë pas shpine dhe një popull të tërë që na ka dhënë votën. Kush ka vjedhur pas shpinës sime djersën e njerëzve hipur kalapiç mbi supet e partisë…U kam udhëhequr në tetë fitore nga nëntë beteja” tha ai.

Të fundit