Flash News

Ditari i Maxhorancës

Skandali i fluturimeve, Berisha: Rama ka udhëtuar më shumë se presidenti amerikan, të japë dorëheqjen

Skandali i fluturimeve, Berisha: Rama ka udhëtuar më shumë se

Pas publikimit të të dhënave nga hakerat, që treguan një numër të lartë udhëtimesh të Edi Ramës, kryedemokrati Sali Berisha kërkon dorëheqjen e kryeminstrit.

Ai deklaroi se një kryeministër nuk ka udhëtuar aq shumë sa Rama, duke shtuar se edhe presidenti amerikan Bush ka “fluturuar” më pak. Berisha tha se udhëtimet e Ramës shkojnë të paktën 22 milionë euro.

“Ai, si asnjë kryeministër tjetër i Europës dhe i botës, i ka lejuar vetes 137 udhëtime me avion taksi. Në 8 vite në mandatin e tij, presidenti amerikan Bush, ka udhëtuar me Air Force One, 74 herë, gjysmën e Edi Ramës, dhe ka vizituar 43 vende në 4 kontinente të botës.

Por Air Force One nuk është përdorur kurrë për vikende, për udhëtime boshe, etj. Kjo është një çmenduri. Kancelari i Austrisë, një vend dhjetë herë më i pasur se Shqipëria, nuk udhëton me charter, por me linjë tregtare. Nuk i transporton ministrat me avion taksi, por me linja tregtare. Berisha: Skandali i Ramës me avionin privat shkon në të paktën 22 milionë euro, Edi Rama duhet të japë dorëheqje dhe të mos presë ta heqin qytetarët e zemëruar shqiptarë”, u shpreh Berisha në një konferencë.

 

Të fundit