Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sot nis vaksinimi i gazetarëve dhe nesër i punonjësve të policisë, Manastirliu jep detaje

Sot nis vaksinimi i gazetarëve dhe nesër i punonjësve të
Foto ilustruese

Sot në orëm 15.00 do të nisë vaksinimi i gazetarëve, ndërsa nesër procesi nis me policët. Më të riskuarit nga Covid-19 janë gazetarët e terrenit, të cilat janë parashikuar që të imunizohen fillimisht. Sipas ministres, vaksinimi do nisë nga Tirana dhe më pas do shtrihet në gjithë vendin.

“Nga sot në drekë nis vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe operatorët, nesër do të nisë vaksinimi i punonjësve të policisë. Ne po nisim planin e vaksinimit të kombinuar. Vazhdojmë ne Tiranën dhe shtrihemi në të gjithë Shqipërinë”, tha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Kjo e fundit së bashku me kryeministrin Edi Rama ishte në Berat, ku panë nga afër procesin e vaksinimit të të moshuarëve.

Prej një jave ka nisur vaksinimi masiv i të moshuarëve mbi 70-vjeç. Procesi i vaksinimit në Shqipëri nisi javën e dytë të janarit. Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë janë vaksinuar në total mbi 150 mijë vaksinime, ose mbi 50% të dozave të ardhura deri më tani.

Vaksinimi në Shqipëri nisi me bluzat e bardha dhe më pas procesi u zhvillua paralelisht me të moshuarit. Pas mbërritjes së dozave nga AstraZeneca nisi vaksinimi i një tjetër grupi të riskuar, si mësuesit.

Kryeministri Rama ka njoftuar se vaksinimi masiv do të zbresë në moshat mbi 65-vjeç nga 70 që është aktualisht. Gjithashtu është bërë me dije se shumë shpejt do të nisë vaksinimi i stafeve të hoteleve dhe punonjësve të fabrikave.

Të fundit