All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

Sot u votuan në Kuvend, Rama dhe ministrat betohen nesër te Presidenti i Republikës

All - Paragraf - 1

Sot u votuan në Kuvend, Rama dhe ministrat betohen nesër te Presidenti

Qeveria "Rama 3" do të bestohet nesër te Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Ajo u votua në Kuvend me 77 vota pro, 53 kundër, 1 abstenim.

All - Paragraf - 3

Duke qenë seanca plenare zgjati mbi 20 orë dhe përfundoi mëngjesin  e sotëm, kryeministri Edi Rama dhe ministrat do të shkojnë nesër të bëjnë betimin dhe më pas të nisin zyrtarisht punën.

Pasi PS çoi kërkesën për dekretimin e Edi Ramës si kryeministër i Shqipërisë, Meta nuk vonoi dhe dha një "OK". Ndërsa për ministrat ai i çoi kërkesë Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK-ut, nëse për emrat e kabinetit të ri qeveritar ka procese hetimore apo penale që janë nisur apo mund të jenë në fazë vlerësimi.

Të dyja këto institucione i kthyen përgjigje, duke i bërë i bërë me dije Metës se nuk ka asnjë proces hetimor. Më pas Meta dekretoi dhe ministrat, duke i hapur rrugë votimit të qeverisë së re në Kuvend, që u bë mëngjesin e sotëm.

Shumica e ministrave të kabinetit të propozuar ‘Rama 3’ janë dekretuar në qeverinë e shkuar nga Meta me përjashtim të Ulsi Manjës i zgjedhur si Ministër Drejtësie, Frida Krifcës ministre e Bujqësisë, Delina Ibrahimit e Ekonomisë, Edona Bilalit ministre shteti për Sipërmarrjen dhe Bora Muzhaqit ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët. 

Formimi i qeverisë së re vjen pas përplasjeve të forta PS-Presidencë. Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë çështjen e shkarkimit të Metës, pasi socialistët votuan në Kuvend pro largimit të tij me argumentin se ka shkelur rëndë Kushtetutën.

 

 

Të fundit