Flash News

Ditari i Maxhorancës

Spiropali “nuk e pranon” Lindita Nikollën si Presidente: E paracakton karakteri, jo gjinia

Spiropali “nuk e pranon” Lindita Nikollën si Presidente: E

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Kuvendin, Elisa Spiropali, ka mohuar zërat që kryeparlamentarja Lindita Nikolla të jetë Presidentja e re e Republikës së Shqipërisë.

Në Top Story, Spiropali u shpreh kundër përcaktimeve të bazuara në gjini dhe fe, duke theksuar se ka edhe njerëz të fushave të tjera, përtej politikës, që mund të jenë kandidatë për President.

“Ka njerëz të fushave, akademisë, mjekësisë, trupit diplomatik, përveç politikanëve. Përveç politikanëve janë edhe këto. Nuk janë propozuar vetëm deputetë. Kjo është mënyrë për të parë emrat. Para këtij procesi, a duhet të bëjmë një konsultim për të zgjedhur ata që gjykojmë. Ne nuk mund të themi sot “grua katolike besnike”, mund të jetë edhe burrë. Përmendja e fesë nuk është e përshtatshme. E paracakton karakteri, jo gjinia. Kemi kryetaren e kuvendit grua, 70% të qeverisë gra”, tha Spiropali.

Të fundit