Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Spitalet në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca", Rama i kundërpërgjigjet Bashës: Ti synon panikun, sjellje kalamai të llastuar

"Spitalet në kolaps, të sëmurët dergjen në
Foto Ilustruese/ Kryeministri Rama

Kryeministri Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha vijojnë debatin politik në rrjetet sociale.

Pas një shkëmbimi akuzash ditën e djeshme në Twitter, përplasjet për keqmenaxhimin e pandemisë dhe krizën ekonomike, kanë vijuar edhe sot.

Akuzat e Bashës se “qeveria nuk ka asnjë plan për menaxhimin e situatës”, Rama i ka cilësuar si dezinformim.

“Lulëzim është jo vetëm e kotë po edhe e ulët rrekja jote për ta bërë Covidin pjesë të frontit qesharak opozitar!Kjo luftë është e vështirë për çdo shtet, s’ka si të jetë e lehtë për Shqipërinë,por spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps siç predikon ti dhe lufta vazhdon papushim!

Ti synon panikun dhe çoroditjen me dizinformimet e përditshme, por kjo sjellje mizerabël prej kalamai të llastuar që do me çdo kusht lodrën e vet, do të të kthehet mbrapsht si një shuplakë më shumë nga ky popull që nuk e bën dot për budalla, as ti,as Mona,as Likja e as Saliu!”, shkruan Rama.

Të fundit