Flash News

Ditari i Maxhorancës

Spiropali-Bashës: Sqaro pozicionin tënd në PD. Urime, tani je me pullë të kuqe nga gjykata

Spiropali-Bashës: Sqaro pozicionin tënd në PD. Urime, tani je me

Ka qenë ministrja e Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali që ka replikuar pas akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha. Kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë në seancën e sotme plenare.

Duke ironizuar, ajo uroi Bashën sepse gjykata e njohu si kryetarin e PD. Sa i përket akuzave të tij, Spiropali tha se janë të përsëritura. Ajo tha se kur Basha të flasë për masakër zgjedhore, duhet të sqarojë pozicionin e tij në PD.

“Jeni me një vërtetim me pullë nga gjykata tani, urime zoti Basha. Dëgjuam të njëjta përsatje që në se përsëriten në Kuvend do kuptoni që është i njëjtë fjalim, i kam lexuar me ndryshim paragrafësh dhe theks të caktuar. Pra ajo shprehja që me fyell e keni dëgjuar i përshtatet më së miri në këtë foltore.

Dua ti kuptoj kryetari me pullë tek pullë që foltorja e Kuvendit nuk mund të jetë pellgu i plehut që ai derdh persatjet e tij. Kur flet për masakër zgjedhore bën mirë që të sqarojë pozicionin e tij brenda PD, pastaj të kërkojë llogari. Ne kemi kërkuar që komisioni i reformës zgjedhore të ngriheni. Nuk mund të vini këtu sa herë të kini probleme të brendshme dhe të hidhni baltë”, tha Spiropali.

 

Të fundit