Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Stërnipi kundërshton gjyshin në KE”, Macron ia plas në fytyrë Ramës: Në tavolinë ka vetëm të barabartë

“Stërnipi kundërshton gjyshin në KE”, Macron ia plas

Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar konferencën e përbashkët me presidentin francez, Emmanuel Macron për të kritikuar funksionimin e Këshillit Europian, sa i takon kritereve për anëtarësimin e vendeve në BE.

Sipas Ramës, Këshilli Europian është si një familje ku gjyshi, prindi, fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve janë të gjithë në të njëjtën tavolinë dhe të gjithë kanë të drejtë të ndalojnë vendimmarrjen.

Më vjen keq ta them në sy të presidentit, për mua Këshilli Europian më duket si një familje ku gjyshi, prindi, fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve janë të gjithë në të njëjtën tavolinë dhe të gjithë kanë të drejtë të ndalojnë vendimmarrjen.

Në cilën shtëpi funksionon kjo? Pjesa e urtë e shtëpisë thotë do marrim këtë vendim, çohet stërnipi dhe thotë nuk dua… Si mund ta përballojë Europa këtë sfidë? Kështu që ky është një problem fatmirësisht për ne dhe fatkeqësisht për udhëheqësit e Evropës se nuk e zgjidhim ne. Ne nuk kemi barrë të zgjidhim probleme të tilla. Me keqardhje ofrojmë solidaritetin tonë dhe ndajë dhimbjen”, u shpreh Rama.

Por, krahasimi i Ramës duket se ka qenë i pavend për Macron, i cili sapo ka marrë fjalën e ka kundërshtuar duke i sqaruar se në tavolinën e Europës janë të gjithë të barabaratë.

“Mos e nënvlerësoni rëndësinë  e rrugës vetëm. Ka dy gjera në funksionimin e Europës, në lidhje me fjalën që tha kryeministri.

Kur ulemi rreth tavolinës nuk ka më gjyshër dhe nipër,  por ka vetëm të barabartë. Europa e ka humbur rrugën në luftën civile se ishte histori hegjemonie. BE nuk ka hegjemoni. Secili respektohet si i barabartë. por askush nuk mund të thotë se unë jam vend i madh.

Europa është transferim që e kemi zgjedhur vetë, vendosim në mënyrë sovrane”, deklaroi Macron.

 

Të fundit