Flash News

Ditari i Maxhorancës

Takimi Tabaku-Kraja/ Reagojnë ashpër socialistët: Nuk u mandatua nga komisioni, do ta padisim në SPAK

Takimi Tabaku-Kraja/ Reagojnë ashpër socialistët: Nuk u mandatua

Takimi i kryetares së Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku me kreun e SPAK-ut Arben Kraja ka “irrituar” socialistët. Deputetja Ermonela Felaj bëri me dije se PS do të kallëzojë në SPAK Tabakun.

Sipas Felajt, Tabaku kërkoi takim pa u mandatuar më parë nga komisioni. Socialistja theksoi se ky veprim i Tabakut është në kundërshtim me ligjin.

Felaj tha se objekti i padisë do të jetë “ushtrim i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë veprime publike” dhe “shpërdorim detyre”.

“Ju keni shkuar pranë SPAK si kryetare e këtij komisioni, pa qenë e mandatuar nga ky komision. Ndaj, veprimi juaj është në kundërshtim të hapur me ligjin, që ju detyrojnë juve të mos ndërmerrni asnjë tagër që nuk ua jep ky komision.

Për këtë arsye, ne anëtarët e mazhorancës në këtë komision kemi vendosur të drejtojmë një kallëzim penal në SPAK për Jorida Tabakun, për dy vepra penale, për ushtrimin e ndikimin e paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë veprime publike, dhe shpërdorim detyre”, tha Felaj në mbledhjen e komisionit.

 

Të fundit