Flash News

Ditari i Maxhorancës

Takimi me Ceferin, Rama: Qëllimi për një proces të besueshëm për zgjedhjet në FSHF

Takimi me Ceferin, Rama: Qëllimi për një proces të

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me presidentin e UEFA-s Aleksander Ceferin. Takimi kishte në fokus zgjedhjet që do të mbahen për kreun e FSHF-së.

Rama shkruan në Twitter se takimi i sotshëm kishte si qëllim finale e Europa Conference League dhe zgjedhjet brenda FSHF-së.

“Takimi sot me Presidentin e UEFA-s s'mund të ishte dot më i mirë për qëllimin e përbashkët tê zhvillimit në Tiranë të finales së parë europiane në histori, si dhe të realizimit të një procesi të besueshëm për të gjitha palët e përfshira në zgjedhjet e reja të FSHF”, shkruan Rama në Twitter.

Vetë Ceferin deklaroi se kishte arritur një dakordësi me Ramën dhe Dukën, për të zhvilluar zgjedhje transparente, teksa bëri thirrje që politika të mos ndërhyjë.

Të fundit