Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Të gatshëm ta djegin Shqipërinë", Rama ironizon opozitën: Premtojnë fushë me lule

"Të gatshëm ta djegin Shqipërinë", Rama ironizon
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ishte në Përrenjas, ku zhvilloi një takim elektoral. Ai foli për punën e bërë për këto 8 vite dhe për objektivat, nëse fiton zgjedhjet e 25 prillit. Nga Përrenjasi, Rama ironizoi edhe opozitën. Ai tha se kjo e fundit premton fushë me lule.

"Shumë për të humbur nëse biem pre e sirenave joshëse të fushës me lule, që thonë do i japim 1 milionë lekë këtyre e 5 atyre. I keni parë me bori, me makina e këngë e valle, xhaferrët e sudet dhe pamë pastaj se si rruga e shkurtër na nxori gjatë, në fundin e një gremine nga ku vuajtëm për t’u ngritur”, deklaroi Rama.

Duke iu referuar opozitës, kryeministri tha se ata janë të gatshëm të djegin Shqipërinë kur nuk kanë pushtet, ndërsa u shpreh se do të përsërisin të njëjtën gjë nëse rikthehen sërish.

"Kur nuk kanë pushtetin ata janë të gatshëm ta djegin Shqipërinë nga e para. Tani në fund i kanë thënë dhëndrit vetëm buzëqesh e premto, se po more nusen do shkosh te shtëpia e do flesh gjumë, se e dimë ne ça i bëjmë plaçkës”, u shpreh Rama.

Të fundit