Flash News

Ditari i Maxhorancës

Tensioni në seancën e djeshme në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e 3 deputetëve të PD

Tensioni në seancën e djeshme në Kuvend, PS kërkon

Partia Socialiste kërkon përjashtimin e tre deputetëve të Partisë Demokratike për shkak të kaosit në seancën e djeshme plenare.

Bëhet fjalë për deputetët Saimir Korreshi, Edmond Spaho dhe Kastritot Piroli. Sipas PS, këta tre deputetë krijuan kaos në Kuvend duke ndezur tymuese dhe duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare.

Kujtojmë se dje, ndonëse mes tensioneve, mazhoranca miratoi rregulloren e re e cila përjashton me 2 muaj deputetët që shkaktojnë kaos në Kuvend.

Seanca zgjati vetëm 8 minuta, ndërsa 13 deputetët e përjashtuar për më shumë se një orë e gjysmë, në përpjekje për tu futur në sallë, u përplasën fizikisht me gardën e Kuvendit.

 

Të fundit