Flash News

Ditari i Maxhorancës

Tërhiqet mazhoranca, Balla: Do propozojmë që mbledhjet të zhvillohen në sallë, deputetët të jenë të vaksinuar

Tërhiqet mazhoranca, Balla: Do propozojmë që mbledhjet të

Mazhoranca është tërhequr nga zhvillimi online i Komisioneve Parlamentare. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha për mediat se mazhoranca do i drejtohet Konferencës së Kryetarëve me propozimin që komisionet të zhvillohen në sallë, me kushtin që deputetët të jenë të vaksinuar dhe të respektohet distanca fizike.

Partia Demokratike i ka kundërshtuar mbledhjet online me argumentin se dëmtojnë transparencën. Deputetët e opozitës janë paraqitur fizikisht në sallë dy ditët e fundit, por nuk iu është dhënë fjala.

Konferenca e Kryetarëve vendosi që mbledhjet të zhvillohen online me përjashtim të atyre që vlerësohen të rëndësishme.

“Duke nisur nga java tjetër do i propozojmë konferencës së kryetarëve që mbledhjet të zhvillohen duke respektuar distancat deputetët të deklarojnë certifikatën e vaksinimit. Edhe në parlamentin italian nuk merr pjesë në mbledhje komisioni pa bërë vaksinën. Koha e fituar gjatë kësaj jave, ishte një kohë për shkak se agjenda parlamentare ishte e tillë që të kërkonte mirëkuptim nga ana e Partisë Demokratike", tha Balla.

 

Të fundit