Flash News

Ditari i Maxhorancës

Thirrjet e Greqisë për te liruar Belerin, Rama fshihet pas SPAK: Vendimet i merr drejtësia

Thirrjet e Greqisë për te liruar Belerin, Rama fshihet pas SPAK:

Në fjalën e tij në asamblenë socialiste, kryeministri Edi Rama foli edhe për kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës Fredi Beleri. Rama u shpreh se pavarësisht ndërhyrjes së palës greke, ai i ka qëndruar vendimit për të mos ndërhyrë në vendimet e SPAK.

Nuk kemi asnjë debat real me palën greke për thelbin e çështjes. Kjo qasje e palës greke tregon se raporti i ri i përmbysur i pushtetit tonë politik me drejtësinë po kalon përmes një sprove shumë të fortë.

Për të mos u përzier në punën e organeve të drejtësisë, por për t’i mbështetur pa kushte. Kjo qasje bie ndesh me inercinë e tmerrshme të një historie 111 vjeçare. Ata që u fryjnë në vesh fqinjëve tanë grekë, politikanë me foltore dinjiteti apo minoriteti.

Analistë, ekspertë ligjorë dhe pa diskutim edhe avokatë të një të arrestuari në flagrancë për blerje votash ku i kanë marrë edhe faqen në Facebook, ku postojnë letrat e tij nga qelia” tha ai.

Të fundit