Flash News

Ditari i Maxhorancës

Tjetër largim nga LSI drejt PS-së në Qarkun e Beratit: Krahu tjetër politik nuk ofron asnjë lloj besimi

Tjetër largim nga LSI drejt PS-së në Qarkun e Beratit: Krahu

Partisë Socialiste të Kuçovës në qarkun e Beratit i është bashkuar sot edhe ish kryetari i kësaj bashkie Selfo Kapllani, një ish- drejtues i propozuar nga LSI.

Ai ka qenë sot i pranishëm në takimin me themelues të PS-së në Kuçovë, ku shoqërohej nga Blendi Klosi dhe Bardhyl Kollçaku, kandidatë të Partisë Socialiste në Berat.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që e ka dëshmuar veten si forca më e emancipuar dhe më avangarde e politikës.

"Partia Socialiste është ajo parti e cila e ka treguar veten si forca politike më e mancipuar dhe më avangarde. Po sigurisht që nuk mjafton të thush vetëm që Kuçova është e majtë. Ajo që duhet është që njerëzit të jenë më të sjellshëm, më të prokupuar dhe me një sens qytetar për të kuptuar çfarë ndodh nëse nuk do të jetë një mandat të tretë për PS-në. Ne e dimë shumë mirë që reformat që janë nisur mëse të domosdoshme të cilat duhet të përfundohen. Po në krahun tjetër kemi një spektër politik që nuk ofron asnjë lloj besimi,jo vetëm për votuesit e majtë por edhe për të gjithë qytetarët. Duhet që në qarkun e Beratit ne duhet të arrijmë maksimumin, 5 mandate që unë i shoh të realizueshme dhe unë do të jap kontributin tim maksimal." tha Kapllani

Të fundit