Flash News

Ditari i Maxhorancës

Tomini tregon se kur duhet të vaksinohen personat që e kanë kaluar Covid-19

Tomini tregon se kur duhet të vaksinohen personat që e kanë
Eugena Tomini

Zëvendës-ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini, foli për procesin e vaksinimit.

Ajo tregoi se kur duhet marrë vaksina anti-Covid tek ata persona që e kanë kaluar koronavirusin. 

Periudha 3-6 muaj pasi ka kaluar virusi, sipas Tominit, është e rekomandueshme.

“Thirrja për të aplikuar bëhet nga mjeku i familjes. I bëhet thirrje popullatës ose individëve edhe pse ka një skedar për të cilët ka historik. Duhet theksuar se brenda 3 muajve pas kalimit të shenjave klinike të Covid pavarësisht moshës nuk rekomandohet kryerja e vaksinës sepse individi në mënyrë natyrale ka antikorpe.

Ndërkohë në periudhën 3-6 muaj është e rekomandueshme pavarësisht se sipas studimeve të pjesshme imuniteti natural mund të qëndrojë 6 deri në 8 muaj, sigurisht bëhet e rekomandueshme aplikimi i vaksinës”, u shpreh Tomini për 'ABC e mëngjesit'.

Të fundit