Flash News

Ditari i Maxhorancës

Transparencë pa fatura, Rama tregon në Twitter kostot e udhëtimeve me charter

Transparencë pa fatura, Rama tregon në Twitter kostot e

Kryeministri Edi Rama ka vendosur t’iu përgjigjet të dhënave që hakerat iranianë i publikuan dje lidhur me hyrje-daljet e tij nga vendi, përfshirë edhe fluturimet me charter.

Në një postim në Twitter, Rama ka bërë transparente kostot e udhëtimeve të tij jashtë shtetit, por pa publikuar një faturë për të vërtetuar ato që kryeministri shkruan në Twitter.

Sipas Ramës, udhëtimet e tij jashtë vendit kanë kushtuar 251.365 lekë të reja për vitin 2010 dhe 64.972 lekë të reja për vitin 2021.

“Shpifja monumentale e miliona € për tregon jo veç degjenerimin e rublaxhinjve të opozitës e gjobaxhinjve të ekraneve,po dhe përçmimin e tyre për shqiptarët: Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë 2010 251.365 Lek të reja 2021 64.972 Lek të reja”, shkruan Rama në Twitter.

Të fundit