Flash News

Ditari i Maxhorancës

Tre rekordet e thyera nga Safet Gjici ‘jashtë zyrës’

Tre rekordet e thyera nga Safet Gjici ‘jashtë zyrës’

Open Data Albania ka analizuar rezultate e zgjedhjeve 2023, duke u ndalur tek krahasimi i votave të fituara nga kandidatët për kryebashkiak, kundrejt votave të siguruara nga subjekti që ata përfaqësojnë.

Kandidati i Partisë Socialiste në Kukës është ai që ka siguruar më shumë vota në krahasim me Subjektin politik që përfaqëson, shkruan ‘Open data Albania”.

Përkatësisht, Gjici ka arritur të grumbullojë 384% më shumë vota se Partia e tij ku konkretisht Gjici është votuar nga 11 623 individ ndërsa vetë PS në garën për Këshill Bashkiak në Kukës ka marrë vetëm 2 400 vota.

Por cilat janë tre rekordet e Gjicit, ‘jashtë zyrës’, duke mos përfshirë skandalin që u publikua ditën e sotme?

Ai ka thyer tre rekorde në krahasim me kryebashkiakët e tjerë shkruan ‘Open data Albania”:

1- Ka tejkaluar votat e partisë Socialiste për këshill bashkiak me 384%, duke u bërë në këtë mënyrë kandidati i PS-së për kryebashkiak me tejkalim të votave të PS-së më shumë se çdo kush tjetër. https://ndiqparate.al/?p=19637

2- Kompania e themeluar nga ai dhe e dhuruar tek i afermi , Kevin Construksion, me NIPT K71401004Ë, është ajo që ka fituar vlerë më të lartë tenderash në Programin e Rindërtimit (si bashkim operatorësh), https://ndiqparate.al/?p=14761  përkatësisht në vlerën 3.77 miliard lekë. https://opencorporates.al/en/nipt/k71401004ë

3-  Privatizoi Futboll Klub Kukësin, duke shitur 12.5% të aksioneve të Bashkisë Kukës, shoqërisë Braka Construction. Nderkohe qe pjesa tjeter  e aksioneve zoterohej po nga familja. https://opencorporates.al/sq/nipt/l18308201f

Një kompani privatizuese  që ka fituar ty tendera në Bashkinë e Kukësit, për rregullimin e fushave sportive.

Gjici u përfshi sot në një skandal ku iu publikua një video që ishte duke bërë s*ks brenda zyrës së tij më një vajzë.

 

Të fundit