Flash News

Ditari i Maxhorancës

“U dogj” në garën për Kryesinë e PS, reagon Pjerin Ndreu: Nuk e dija që do isha kandidat, as nuk e kisha ambicie

“U dogj” në garën për Kryesinë e PS, reagon

Vijnë reagimet e para pas shpalljes së rezultateve të Kryesisë së PS.

Pjerin Ndreu, aktualisht kryetar i bashkisë Lezhë ka reaguar në një postim në Facebook pasi nuk u rendit ndër fituesit e kryesisë së re të PS.

Ndreu shkruan se nuk ka qenë në dijeni që emri i tij ishte renditur mes kandidatëve për Kryesinë, ndërsa shton se ky pozicion nuk ka qenë ambicie për të. 

Nje Faleminderim dhe sqarim!

Faleminderit 166 anetareve te Asamblese Socialiste qe votuan per mua per anetar kryesie, megjithese nuk kam bere asnje perpjekje per te lobuar per vota!

Mirenjohje Kryeministrit per nxjerrjen e emrit tim, megjithese une nuk dija asgje se do isha kandidat!

NE FUND NUK KALOVA NUMRIN E DUHUR PER TE QENE NE KRYESI!

Te qenit anetar kryesie nuk ka qene asnjehere ambicje per mua dhe as se kam menduar. Detyra qe kam eshte paresore dhe tejkalon cdo ambicje tjeter.

Angazhimi im eshte i fokusuar ne kryerjen me korrektese e perkushtim te detyres se Kryetarit te Bashkise Lezhe, dhenien e sherbimit te qytetareve me standarte te larta, dhe ndryshim i realitetit te zymte te asaj zone turistike qe duhet cuar para me cdo cmim!”, shkruan Ndreu.

Të fundit