Flash News

Ditari i Maxhorancës

U dorëhoq një ditë para Asamblesë, zbulohet mesazhi që la Ermal Dredha

U dorëhoq një ditë para Asamblesë, zbulohet mesazhi që

Ermal Dredha nuk do të jetë më kryetar i Bashkisë së Vlorës. Një ditë para Asamblesë së PS, Dredha dha dorëheqjen nga posti.

Dredha iu është drejtuar punonjësve pas dorëheqjes, me një mesazh në Ëhatsapp, ku konfirmon largimin, por pa dhënë arsye.

“Faleminderit dhe ndjesë që po e lë këtë rrugëtim në mes, por sinqerisht, për mua ka qenë privilegj dhe kënaqësi t’ju shërbej, edhe pse jo të gjithëve zgjidh hallet! Duke ju uruar më të mirën juve dhe familjeve tuaja, me shumë respekt, Ermali”, – thuhet në mesazhin e tij drejtuar kolegëve.

Kujtojmë se prej kohësh marrëdhënia mes Dredhës dhe Ramës ka qenë e acaruar, qysh kur kryeministri u paraqit në dyert e Bashkisë Vlorë dhe urdhëroi dorëheqjen e drejtorëve.

 

Të fundit