Flash News

Ditari i Maxhorancës

U kallëzua në SPAK nga Ulsi Manja, Rama për gjyqtaren Klorinda Çela: E arreston drejtësia, jo qeveria

U kallëzua në SPAK nga Ulsi Manja, Rama për gjyqtaren Klorinda

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi gjyqtarja e gjykatës civile Klorinda Çela u kallëzua nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili i kërkoi SPAK që të nisë një hetim.

Teksa i kthen përgjigje një komentuesi në Facebook, i cili e pyet se pse nuk e kanë arrestuar gjyqtaren që të mbajë përgjegjësi për veprimet që ka bërë, Rama i përgjigjet se këto akte ndërmerren nga drejtësia dhe jo nga qeveria.

Nuk jemi në vitin 1945 që arrestonte qeveria, po jemi në një sistem ku arrestimet i bën vetëm drejtësia, prandaj durim dhe gëzuar vitin 2022 e me shëndet familjarisht”, shkruan Rama.

Klorinda Çela është shkarkuar nga vettingu më 28 tetor. Gjyqtarja Çela është denoncuar publikisht edhe nga kryeministri Edi Rama, ndonëse ky i fundit nuk i përmendi emrin.

 

Të fundit